Qeveria e Sudanit nënshkroi një marrëveshje paqeje me pesë grupe rebele në vend, një hap i rëndësishëm për zgjidhjen e konflikteve civile të shumta.
Drejtuesit civilë dhe ushtarakë deklaruan se përfundimi i konflikteve të brendshme është një përparësi e një tranzicioni 39-mujor. Sipas marrëveshjes grupet rebele do të kenë përfaqësues politikë , do të marrin pjesë në vendimet mbi forcat e sigurisë, dhe mbi të drejtat ekonomike dhe tokësore të vendit.
Më shumë se 300,000 njerëz janë vrarë dhe 2.5 milion janë larguar pas konfliktit në Darfur pas vitit 2003./acbnews.al