Kujdes! Këtë pyetje nuk duhet ta bëni asnjëherë në një intervistë pune

schedule18:09 - 30 Gusht, 2020

schedule 18:09 - 30 Gusht, 2020

Intervistat e punës janë ndër momentet më të sikletëshme për këdo. Ka nga ata që e kalojnë atë moment krejt normalisht, ka nga ata që panikosen nga emocionet.

Mirëpo, ndoshta nuk ju ka shkuar nëpërmend, por ekziston një pyetje të cilën asnjëherë nuk duhet ta bëni në një intervistë pune.

Michael Kerr, folës ndërkombëtar biznesi dhe autor i librit “The Humor Advantage”, thotë se bëhet fjalë për pyetjen: “A e fitove vendin e punës”?

“Intervista nuk është vendi i duhur për ta bërë atë pyetje. Po, është mirë të demonstroni se jeni entuziastë, por është një vijë të cilën nuk duhet ta kaloni sepse do të dukeni të dëshpëruar”, thekson ai.

Kjo pyetje mund t’ju duket punëdhënësve e pasjellshme. Askush nuk është i gatshëm të merr një vendim përfundimtar pa i intervistuar të gjithë kandidatët tjerë. Pra, bërja e kësaj pyetje tregon mungesë respekti dhe mos kuptim të procesit të intervistës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!