Koronavirusi: A është koha të ecim përpara dhe t’i kthehemi jetës normale?

schedule13:31 - 30 Gusht, 2020

schedule 13:31 - 30 Gusht, 2020

“A është koha të ecim përpara dhe t’i kthehemi jetës normale?”, është një ndër pyetjet më të mëdha që po bëhet në këto kohë kur pandemia Covid-19 vazhdon të mbajë “të mbërthyer” botën.

Duke pasur parasysh gjendjen e jashtëzakonshme të ekonomisë, kjo çështje e ngritur meriton vëmendje.

Redaktori mjekësor i BBC-së Fergus Walsh  ka bërë një analizë, në të cilën shpreh disa nga argumenta pro dhe kundër kthimit në normalitet.

Fillimisht, ai e nis me disa pika pozitive, të cilat mund të ndihmojnë në inkurajimin e këtij këndvështrim se Covid ka përfunduar.

Sipas Walsh , trendi i vdekjeve dhe sëmundjeve të rënda vazhdon të bjerë. Numri i pacientëve në spital që kanë një diagnozë të konfirmuar Covid-19 ka rënë për muaj me radhë. Në Mbretërinë e Bashkuar kishte rreth 20,000 të infektuar, ndërsa tani janë më pak se 800, shkruan BBC.

Një tjetër çështje që ai shtron është arsimi. Redaktori mjekësor thotë se mungesa e arsimimit rrezikon të jetë një dëm shumë i madh. Ndërsa fëmijët nuk janë edhe aq të rrezikuar nga koronavirusi, pasi provat tregojnë se sa më i madhë në moshë të jesh, aq më i lartë është rreziku për t’u infektuar.

Megjithatë, gjithçka përfundimtare mbetet për t’u parë në vjeshtë. Javët e ardhshme do të jenë kritike për të kuptuar nëse shkallët e transmetimit do të rriten ndjeshëm, në momentin kur nxënësit të kthehen në shkolla ​​dhe universitete, apo punonjësit në zyra dhe të kalojnë më shumë kohë brenda.

Megjithatë në këtë analizë paraqiten edhe argumentat negativë, të cilët pengojnë një rikthim të afërt në normalitet.

Franca është një nga shtetet që ka shenjë shqetësuese, pasi rastet me Covid-19 po rriten.

Më shumë se 800 pacientë me koronavirus po pranohen në spital çdo javë, nga 500 që ishin gjashtë javë më parë, sipas kryeministrit francez Jean Castex. Maskat e fytyrës tani janë të detyrueshme në të gjitha vendet publike në Paris.

Do të ishte e dobishme të dini se sa njerëz kanë imunitet ndaj Sars-CoV-2.

Gjithashtu sipas Profesoreshës së njohur Wendy Barclay, virusi vazhdon të qendrojë këtu.

“Unë mendoj se Sars-CoV-2 ka kaluar me sukses nga kafshët në njerëz dhe shanset për ta zhdukur atë janë të vogla. Shpresa më e mirë do të jetë një vaksinë, e cila mund të administrohet në një mënyrë të ngjashme me vaksinën e gripit, për të ndihmuar ata të cilët janë më të prekshëm”, shprehet ajo.

Sakaq, Eleanor Riley, Profesoreshë e imunologjisë dhe sëmundjeve infektive në Universitetin e Edinburgut thotë se janë më mirë të përgatitur për çdo valë të dytë sesa në fillim të shpërthimit të pandemisë.

“Ne do të shohim një rritje të rasteve, por unë nuk mendoj se është e pashmangshme niveli i pranimeve në spital dhe vdekjeve që kemi parë gjatë muajit prill”, deklaron ajo.

Teksa më tej profesoresha tregohet optimiste duke u shprehur: “Ne e dimë mjaftueshëm tani për rreziqet tona individuale që mund të mbrojmë njerëzit e moshuar dhe ata me probleme të rëndësishme shëndetësore, ndërsa lejojmë pjesën tjetër të popullsisë të vazhdojë jetën e tyre”.

Kjo do të thotë që të gjithë kemi akoma një rol për të luajtur në frenimin e shpërthimit. Ndonëse periudha e vështirë mund të duket sikur ka kaluar largësia sociale dhe higjiena e duarve ende kanë rëndësi. Nëse nuk ju kujtohen  se sa persona takoni gjatë ditës njerëz, me rëndësi është të lani duart dhe të mos të afroheni shumë pranë njëri-tjetrit, nëse doni të jetoni.

Deri atëherë shumë mbeten të frikësuar nga ajo që mund të vijë./abcnews.al