Humbi me penallti ndaj Arsenalit, flet Klopp: I ka futbolli këto…

schedule23:51 - 29 Gusht, 2020

schedule 23:51 - 29 Gusht, 2020

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur pas finales së humbur ndaj Arsenal në superkupën e Anglisë. Strategu gjermn foli më shumë për futbollistin që humbi penalltinë vendimtare, Rhian Brewster.

“Rhian nuk do të lëndohet. Nëse ka dikush që është fajtor, jam unë. Por, vendosa ta aktivizoja atë sepse është një finalizues i saktë dhe i vendosur.

Sot, kjo nuk ndodhi. Janë gjëra që ndodhin në jetë dhe në futboll. Të gjithë duhet të mësojmë të përmirësohemi. Nëse ai do të shënonte dhe dikush tjetër do të gabonte nga ne, është e njëjta gjë. Nuk e kam parë kurrë të gabonte, por sot ndodhi.

Ai humbi penalltinë dhe bisedova me të. Nuk ka nevojë që ai të kërkojë falje, ky është futbolli. Nuk përbën aspak problem”, u shpreh Jurgen Klopp./abcnews.al