Mijëra persona janë mbledhur në Washington për të përkujtuar marshin e vitit 1963 për të drejtat e njeriut, si një shenjë proteste për dhunën e policisë, shkruan BBC.
Pas një vere tensionesh, trazirash dhe protestash për brutalitetin e policisë kundër afro-amerikanëve në SH.B.A., rreth 50,000 demonstrues u mblodhën në Uashington për të kërkuar barazi racore.
Familjet e amerikanëve me ngjyrë, që janë vrarë nga policia, do të flasin në vendin e njëjtë ku Martin Luther King Jr, ka mbajtur fjalimin e njohur “E kam një ëndërr”, shkruan abcnews.al
Marshi i së premtes pason protestat që janë zhvilluar për shkak të dhunës së ushtruar ndaj policisë ndaj një tjetër afro-amerikani Jacob Blake. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe lideri për të drejtat e njeriut, Reverend Al Sharpton dhe Martin Luther King III – djali i madh i King Jr.
Marshi i vitit 1963 në Washington është konsideruar me rëndësi për historinë amerikane, duke çuar në krijimin e Aktit për të Drejtat Civile.
Rreth 250,000 persona janë mbledhur nga zona përkujtimore e ish-presidentit Abraham Lincoln deri te zona tjetër përkujtimore e Washingtonit, duke e kthyer atë ngjarje në organizimin më të madh politik që ka parë Uashingtoni deri në atë periudhë.
Në marshin e këtij viti pritet të bëhet thirrje për reforma policore dhe pjesëmarrje në procesin zgjedhor të 3 nëntorit. Për shkak të masave të marra kundër koronavirusit, njerëzit janë inkurajuar që të marrin pjesë në këtë marsh në mënyrë virtuale.
Në Washington është thënë se marshuesve do t’iu matet temperatura si dhe do të jetë e detyrueshme vendosja e maskave./abcnews.al