132 qytetarë fituan luftën me koronavirusin në 24 orët e fundit

schedule16:24 - 28 Gusht, 2020

schedule 16:24 - 28 Gusht, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit, 132 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 132 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan ministrja.

Po ashtu edhe ditën e djeshme numri i të shëruarve në vend ishte i lartë, ku konfirmuan si të shëruar 158.

Por, pavarësisht kësaj vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve dhe fatkeqësisht ai i humbjeve në jetë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!