Basha i përgjigjet Ramës: Mjaft me dërdëllitje prej rrugaçi, trego çfarë po negocion me Greqinë

schedule16:04 - 28 Gusht, 2020

schedule 16:04 - 28 Gusht, 2020

Negociatat për ndarjen e detit me Greqinë kanë shkaktuar, ashtu siç pritej një debat të fortë politik në vend.

Prej një ore vijon debati mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Basha përmes deklaratave në rrjetet sociale.

Basha iu përgjigj sëfundmi Ramës duke i kërkuar sërish që të bëjë transparencë.

Lexo edhe: PD kërkoi transparencë për kufirin detar, Rama: Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD

“Leri dërdëllitjet prej rrugaçi Edi Rama. Bëj transparencë çfarë po ndodh me negociatat për detin. Historitë me sapun ruaji se do të duhen më vonë…”, shkruan Basha në Tëitter duke iu përgjigjur kështu postimit të mëparshëm të Ramës, sipas të cilit Lulzim Basha nuk mund ta mbronte detin shqiptar.

Postimi i mëparshëm i Ramës:

Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD!Të qash për ata që vazhdojnë e hanë për djathë sapunin e PD apo të qeshësh me këtë Artist që s’e ka shokun për të bërë sikur?Je i madh Lul, sinqerisht, shyqyr s’u more me shitje djathi se do kishim mbetur pa copën e sapunit!”, shkruan Rama.

Lexo edhe: Negociatat për detin, PD: Duhet transparencë, çfarë parashikon konventa

Më herët, përmes një deklarate për shtyp, demokratët kërkuan më shumë transparencë për negociatat me Greqinë në lidhje me detin duke argumentuar se është e vërtetë se sipas konventës së Detit dhe Ujërave Territoriale çdo vend mund të përcaktojë vetëm gjerësinë prej 12 miljesh, por kjo nuk mund të ndodhë pa një marrëveshje me shtetet që kanë brigje përballë ose ngjitur, siç ndodh në rastin e Greqisë dhe Shqipërisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!