BE sanksione 20 zyrtarëve bjellorusë, mes tyre mun dtë jetë edhe Lukashenkos

schedule15:52 - 28 Gusht, 2020

schedule 15:52 - 28 Gusht, 2020

Protestat e fundit në Bjellorusi, kanë sjellë reagime nga të gjithë vendet e botës. Këtë të premte ministrat e Jashtme të BE në bllok kanë vendosur që të sanksionohen 20 zyrtarë të Bjellorusisë të përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve dhe dhunën ndaj protestuesve.

Deri më tani mendohet se pjesë e kësaj liste do të jetë edhe Lukashenko, por me ose pa të, Presidenti bjellorus është kundërpërgjigjur duke deklaruar se nëse kjo do të ndodhë, edhe Bjellorusia do të vendosë sanksione ndaj vendeve të BE.

Ndërkohë nga ana tjetër ministri i Jashtëm çek, Tomas Petricek ka theksuar se pjesë e kësaj liste duhet të jetë Lukashenko, kurse Linas Linkevicius i Lituanisë theksoi se lideri bjellorus duhet të sanksionohet që të jetë një lëvizje taktike për ta ndërgjegjësuar.

Ndërkohë në varësi të tensioneve të fundit në Bjellorusi, disa vende të BE kërkojnë që të ketë vazhdimisht sanksione ndaj Bjellorusisë në mënyrë që të ushtrohet presion deri atëhere kur Lukashenko të bindet dhe të ulet në dialog me opozitës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!