UNICEF: Një e treta e fëmijëve në botë nuk zhvilluan mësim, shkak mungesa e qasjes në internet

schedule08:57 - 28 Gusht, 2020

schedule 08:57 - 28 Gusht, 2020

Një raport i publikuar nga UNICEF tregoi se një në tre fëmijë në botë nuk patën mundësi për të ndjekur mësimin për shkak të mungesës së qasjes në internet.

Henrietta Fore, drejtore ekzekutive e agjencisë, deklaroi se kjo çështje është një “urgjencë globale e arsimit” dhe ka të ngjarë të dëmtojë “ekonomitë dhe shoqëritë për dekadat e ardhshme”.

Problemi më i madh ka qenë në Afrikën Sub-Sahariane, ku rreth gjysma e fëmijëve – rreth 120 milionë nxënës nuk kanë pasur mundësi të shkollohen. Raporti ka paralajmëruar se familjet më të varfra janë më të rrezikuara.

Rreth 1.5 miliardë fëmijë në mbarë botën u përballen me mbylljen e shkollave për shkak të pandemisë. 463 milionë nuk kanë mundur të vazhdojnë mësimin online për shkak të mungesës së internetit./abcnews.al