Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Rusi tha të enjten se nuk kishte asnjë provë se ishte kryer krim kundër kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, i cili është në gjendje kome në një spital të Berlinit, ndërsa aleatët e tij thonë se u helmua.
Zyra shtoi se nuk kishte asnjë bazë për të hapur një hetim penal pas shtrimit në spital të Navalny në Rusi javën e kaluar.
Autoritetet gjermane kanë rënë dakord të bashkëpunojnë me Rusinë për rastin, shtoi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në një deklaratë.
44-vjeçari Navalny, u dërgua në Gjermani të shtunën pasi gjatë fluturimit nga qyteti siberian i Tomskit për në Moskë u sëmurë në avion.
Spitali gjerman që po e trajtonte atë tha se ekzaminimi i tij fillestar mjekësor tregoi për helmim, megjithëse mjekët rusë që trajtuan Navalny në një spital siberian kanë kundërshtuar atë diagnozë. /abcnews.al