Nga netët në “San Siro” tek furra e bukës, historia e pabesueshme e Macellarit

schedule20:48 - 27 Gusht, 2020

schedule 20:48 - 27 Gusht, 2020

Jeta e ish-futbollistit të Interit, Fabio Macellari, ka marrë një rrjedhë krejt tjetër. Italiani ka disa vite që rri zgjuar çdo natë dhe pjesën më të madhe të ditës e kalon në pyll. Puna e tij e parë tashmë është furrtar dhe nëse është e nevojshme ai punon edhe si zdrukthtar. Arseyja? Macellari ka përfunduar kështu sepse i harxhoi të gjitha paratë që fitoi nga futbolli.

“Kam bërë disa gabime vite më parë. Kur je i ri dhe ke në duar para ti nuk e kupton aspak se çfarë po ndodh rreth teje. Gjithmonë kërkon një standart më të lartë jetese. Unë fillova të konsumoja dhe droge dhe ky ishte gabimi im kryesor. Unë shpenzoja pafund dhe këtë e kuptova në vitet e fundit të karrierës, kur nuk kisha më të njëtat përfitime si më parë.

Kur vara këpucët në gozhdë e pashë që ishte thuajse e pamundur për të jetuar. Aty ti e kupton se nëse nuk e rifillon nga e para edhe mund të vdesesh. E këshilloj çdo ditë djalin tim i cili del pothuasje çdo natë në klube që duhet të tregojë kujdes,” deklaron Macellari në një intervistë gjatë një programi në “Mediaset”. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

Fabio Macellari da ex campione dell’Inter a panettiere a Live #noneladurso

A post shared by Live – Non è la d’Urso (@livenoneladurso) on

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!