Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Identifikohet nga arkeologët pas 32 vitesh kërkime fshati biblik i Bethsaidës, Krishti bëri mrekullitë

schedule08:59 - 27 Gusht, 2020

schedule 08:59 - 27 Gusht, 2020

Një fshat biblik ku Jezui thuhet se ka bërë disa nga mrekullitë e tij më të famshme ka ekzistuar vërtet. Arkeologët besojnë se fshati në fjalë ndodhet nën gërmadha vetëm një milje nga deti i Galilesë.

Në Bibël, Bethsaida ishte shtëpia e dishepujve Peter, Andrew dhe Philip, dhe ishte vendi ku Jezu Krishti eci mbi ujë dhe ndihmoi një të verbër.

Arkeologët kanë punuar për 32 vjet për të gjetur fshatin e humbur, i cili përfundimisht u mallkua për shkatërrim nga Jezusi, sepse banorët nuk arritën të pendoheshin përkundër mrekullive të tij.



Profesori Rami Arav i Universitetit të Nebraskës thotë se nuk ka dyshim se Et-Tell, në lartësitë Golan pranë grykëderdhjes së lumit Jordan, është vendndodhja e fshatit biblik, shkruan abcnews.al

Gjetjet e bindën atë dhe por edhe një grup më të madh ekspertësh.

Për të argumentuar çështjen e tij, Dr Arav i referohet historianit Romak, Titus Flavius ​​Josephus, i cili përshkruan vendndodhjen e Bethsaida-s në shkrimet e tij.

“Josephus thotë se qyteti ishte në’ Golanin e poshtëm ‘pranë grykëderdhjes së lumit Jordan,’ tha Dr Arav – i njëjti vend me vendin e gërmimit El-Tell. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!