Testimi për Covid, CDC ndryshoi strategjinë me urdhër nga “lart”

schedule21:14 - 26 Gusht, 2020

schedule 21:14 - 26 Gusht, 2020

Një zyrtar nga qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, ka reaguar pas lajmit se CDC ka vendosur që tamponi të bëhet vetëm te personat me tamponë.

Në reagimin e tij zyrtari thekson se ky ndryshim në udhëzimet federale mbi testimin e koronavirusit ka ardhur gjatë kësaj jave si pasojë e presionit nga radhët e sipërme të administratës së presidentit Trump, shkruan CNN.

Sipas këtyre udhëzimeve thuhet se cilët duhet të testohen, duke veçuar personat që kanë simptoma të mos testohen pasi nuk ka nevojë edhe nëse kanë pasur kontakt me një të infektuar.

LEXO EDHE:SHBA-të ndryshojnë strategjinë: Testohen për Covid-19, vetëm ata që kanë simptoma

Ndërkohë më parë në reagimet e tij CDC theksonte se ishte e rëndësishme që testimi Covid duhet të bëhej për të gjithë ata që kishin pasur një ekspozim të kohëve të fundit ose të dyshuar, edhe nëse ishin asimptomatikë.

Ndërkohë në lidhje me pyetjeve për ndryshimin e politikës për mënyrën e testimit duket se CDC ka zgjedhur të mos u përgjigjet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!