Gazetari Artan Hoxha ka ndjekur në stadiumin “Arena Kombëtare” ndeshjen e sotme Tirana-Crvena Zvezda, e cila përfundoi me rezultatin 0-1.
Në një foto të publikuar në rrjetet sociale gazetari ka nxjerrë shallin me flamurin e Kosovës, ndërsa pas krahëve të tij luanin serbët.
“Një komb, një gjuhë, një flamur”, shkruan gazetari, ndërsa shton më tej se beson që nuk është një provokim mesazhi i tij.
Postimi i Artan Hoxhës:
Nje pershendetje nga Stadiumi “Arena Kombetare, per te gjithe bashkekombasit tane, shqiptare te Kosoves, gjate ndeshjes per Champions League, Tirana-Crvena Zvezda…
Nje KOMB, nje GJUHE, nje FLAMUR…
Besoj nuk eshte nje provokacija…
/abcnews.al