Katër punonjës të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Gjirokastër kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Burime për Abc News bëjnë me dije se punonjësit e infektuar janë raste të ditëve të mëparshme që kanë rezultuar pozitiv në këtë qytet.
Ndërkohë mësohet se për të parandaluar përhapjen, punonjësit janë të vetëkarantinuar.
Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën pesë persona dhe janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 154 raste të reja./abcnews.al