“I vetmi shqiptar që brohorisja për serbët”: Rrëfehet korçari, tifoz i zjarrtë i Cverna Zvezdës

schedule21:14 - 24 Gusht, 2020

schedule 21:14 - 24 Gusht, 2020

Ekipi serb Cverna Zvezda ka zbarkuar sot në Tiranë për tu përballur nesër ndaj Tiranës, sfidë e vlefshme për Champions League.

Mirëpo, ekipi serb ka një tifoz të zjarrtë në Shqipëri. Bëhet fjalë për ultrasin e Skënderbeut, Genci Malësija, që në qytetin e Korçës, të gjithë e njohin me pseudonimin “Genci Serbi”.

Genci ka tërhequr vëmendjen e mediave serbe, për të cilët ka dhënë edhe një prononcim.  48-vjeçari ka treguar për “Novosti” se si lindi dashuria për skuadrën serbe, ndërkohë që është i bindur për një triumf të Crvena Zvezdës në ndeshjen e nesërme në “Air Albania”.

“Unë kam qenë një tifoz i çmendur i Yllit të Kuq për 35 vjet.  Në zemrën time janë vetëm Zvezda dhe skuadra jonë Skënderbeu nga Korça, e cila është më e mira në Shqipëri. Dashuria ime për klubin serb lindi kur Dejan Stankoviç, Dejan Saviçeviç, Darko Pancev, Mitar Mrkela ishin duke luajtur… Do të jem në stadium ditën e martë në Tiranë, për të parë ndeshjen dhe për të mbështetur Zvezdën. Parashikimi? Ylli i Kuq mposht Tiranën 4-0. Pjesa e parë 1-0, dhe më pas futbollistët shqiptarë do të lodhen”, ka thënë ai.

Më tej Genci ka treguar se ka qenë i vetmi shqiptar që brohoriste për serbë në ndeshjen e Serbisë me Kroacinë.

“Unë isha në Beograd kur luanin Serbia dhe Kroacia. Brohorita për Serbinë. Unë isha i vetmi shqiptar që erdha të brohorisja. Dhe të martën do të jem”, thotë Genci. /abcnews.al