Helmimi i liderit të opozitës ruse, Angela Merkel: Të ndërshkohen autorët

schedule20:38 - 24 Gusht, 2020

schedule 20:38 - 24 Gusht, 2020

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë thirrje Rusisë që të hetojë helmimin e  kritikut të presidentit rus Alexei Navalny dhe të merren masat e duhura për ndërshkimin e autorëve.

Këtë të hënë mjekët gjermanë kanë pohuar se ekzaminimet kanë treguar se lideri i opozitës ruse  ishte helmuar para se të humbte ndjenjat në një aeroplan në Rusi javën e kaluar.

Ata që janë përgjegjës duhet të identifikohen dhe të ndëshkohen,” tha Merkel në një deklaratë të përbashkët me ministrin e Jashtëm Heik Maas.

Rusia ende nuk e ka komentuar pretendimin e mjekëve gjermanë. Kremlini tha të premten se ishte ende e paqartë se si Navalny u sëmur dhe se testet fillestare treguan se “ai nuk ishte helmuar”.

Ky incident mund të përkeqësojë edhe më tej marrëdhëniet tashmë të këqija midis Moskës dhe vendeve evropiane, të cilat e kanë akuzuar atë në të kaluarën për sulm ndaj disidentëve të Vladimir Putin, të cilat Rusia i mohon.

Mjekët në spitalin e Siberisë, që trajtuan së pari Navalny, thanë sot se ata kishin shpëtuar jetën e tij, por “nuk kishin gjetur gjurmë helmi në trupin e tij”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!