Një trend i ri është bërë shkak që TikTok të përballet sërish me kritika. Përdoruesit tentojnë të krijojnë plagët dhe shenjat me make up, duke pretenduar se janë viktima të Holokaustit.
Përdoruesit e rrjetit social kanë mbrojtur veprimet e tyre duke thënë se kanë për qëllim edukimin, por ato u panë si fyese nga shumë njerëz. Një 17-vjeçare tha për Insider, se pretendoi të ishte një viktimë e Holokaustit në videon e saj në TikTok për të “edukuar njerëzit“.
Diane Saltzman, drejtoresha e çështjeve të mbijetuarve në Muzeun e Holokaustit në SHBA tha: “Imitimi i eksperiencave të Holokaustit çnderon kujtimin e viktimave, është fyese për të mbijetuarit“, tha ajo për Insider.
Kujtojmë që TikTok pritet të nisë këtë javë betejën ligjore kundër urdhrit ekzekutiv të presidentit Donald Trump, duke kundërshtuar vendimin e tij për të ndaluar përdorimin e aplikacionit në SHBA. /abcnews.al/
— Patricia?️?✡️ (@Mowgli_Lincoln) August 18, 2020