Vijon rritja e rasteve të reja me Covid-19 në Itali.
Autoritetet raportuan se 1210 persona kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit duke e çuar në 259.345 bilancin total.
Rajoni më i prekur mbetet Lombardia me 239 raste, por shqetëson edhe rritja në zonën e kryeqytetit italian, Romës, ku janë regjistruar 184 raste të reja.
Sipas autoriteteve, rreth 60% të rasteve vijnë nga persona që ndodheshin me pushime, veçanërisht në Sardenja, ku në fakt edhe sot regjistrohen 84 raste të reja.
Deri tani dy gra që janë kthyer nga Shqipëria kanë rezultuar pozitive në Brindizi.
Gjatë 24 orëve të fundit, Italia raportoi 7 viktima, ndërkohë që 69 persona janë në terapi intensive./abcnews.al