Një palë syze që i përkisnin Mahatma Gandhi-t janë shitur në Britani për 260,000 £. Çmimi fillestar i syzeve ishtë përcaktuar 15.000 £, por ato tërhoqën shumë interes nga vende të ndryshme, përfshirë Indinë.
Sendi i rrallë është blerë nga një koleksionist pa emër nga Shtetet e Bashkuara. Syzet ishin shpërndarë brez pas brezi në familjen e pronarit, i cili i kishte trashëguar ata nga xhaxhai i cili punonte në Afrikën e Jugut midis 1910 dhe 1930, rreth së njëjtës kohë kur Gandhi ndodhej aty, shkruan abcnews.al.
Ankandi i East Bristol e përshkroi shitjen si një “rezultat të pabesueshëm për një artikull të pabesueshëm”. Drejtuesi i ankandit, Andrew Stowe tha se pronari i syzeve ishte një burrë i moshuar nga Mangotsfield. “Është një rezultat fenomenal. Këto syze përfaqësojnë jo vetëm një rekord ankandi për ne, por një gjetje me rëndësi historike ndërkombëtare,” tha Stowe. /abcnews.al/