Gjumi është i rëndësishëm për shëndetin tonë, gjë të cilën e kuptojmë pas një dite të lodhshme. Por, çfarë ndodh më trupin tonë gjatë kohës që flemë? ‘Bright Side’ ka renditur disa gjëra që i ndodhin trupit kur është në gjendje gjumi.
Muskujt janë të paralizuar
Kur ndodhemi në fazën REM, që është gjumi më i thellë për të gjithë, muskujt e gjymtyrëve paralizohen plotësisht dhe është e pamundur të lëvizni përkohësisht. Ekziston një çrregullim i gjumit në të cilin kjo paralizë mbahet për disa sekonda ose minuta pas zgjimit. Këtë ndjenjë të frikshme të paralizës e përjetojnë njerëzit me narkolepsi kur hapin sytë pas zgjimit.
Sytë tuaj lëvizin me shpejtësi të plotë
Të gjitha fazat e gjumit shërbejnë për ta mbajtur trupin dhe trurin tuaj të shëndetshëm dhe të qetë. Ekzistojnë pesë faza të gjumit; secila është më e thellë se ajo e mëparshmja, dhe kur kalojmë nëpër këto faza, cikli fillon përsëri. E fundit (REM) është më aktive dhe fillon rreth 60 ose 90 minuta pasi të bini në gjumë. Në këtë fazë sytë tuaj lëvizin me shpejtësi të plotë mbrapa dhe përpara, pa qenë i vetëdijshëm për këtë, sepse mendja juaj është e përqendruar në atë që po ëndërroni.
Lëshohet hormoni i rritjes
Hormoni HGH, i njohur si hormoni i rritjes njerëzore është përgjegjës që kockat, muskujt dhe indet që të rigjenerohen. Kur flini, prodhimi i kësaj substance aktivizohet në të gjithë trupin tuaj. Kontribuon në shërimin e plagëve dhe rinovimin e qelizave. Kur jemi të rinj, ky hormon promovon rritjen dhe ka shumë efekte të tjera në trup. Për këtë arsye, mund të thuhet se rritemi më shumë kur flemë.
Ngushtohet fyti
Kur flini muskujt pushojnë, duke bërë që madhësia e fytit të zvogëlohet. Kjo është një nga shkaqet e gërhitjes së thellë. Edhe pse ekzistojnë faktorë të tjerë kontribues, siç është hunda, shtrëngimi i fytit ka shumë lidhje me zhurmat e bezdisshme që bëjnë disa njerëz kur flenë.
Kërcitni dhëmbët
Ky fenomen quhet bruksizëm. Kjo nuk ndodh me të gjithë, por disa njerëz mund të zgjohen me dhimbje të fortë të nofullave pasi të shtrëngojnë dhëmbët natën. Mund të ndodhë për shkak të një çrregullimi në nofull, por gjithashtu mund të jetë dhe psikologjike.
Truri juaj lëshon informacione të grumbulluara dhe krijon histori
Mënyra se si formohen ëndrrat tona mbetet ende një mister shkencor. Sot ne e dimë se truri ynë ndërton pamjet e ëndrrave nga kujtimet e pranishme në jetën tonë të përditshme. Kështu, përvojat e fundit kombinohen me informacionin që kemi ruajtur me vite: kujtime, trauma, emocione dhe ndjenja, për të krijuar ëndrra misterioze dhe nganjëherë absurde.
Truri juaj rikthen dhe detoksifikon veten
Studiuesit në Universitetin Rochester zbuluan se ndërsa ju flini, truri “largon” mbeturinat që ndërtohen gjatë ditës. Mekanizmi që aktivizohet kur jemi duke fjetur quhet sistemi glymphatic, dhe kur ndizet ai lejon truri të largojë informacionin e padobishëm, dhe të grumbullojë ata që ai i konsideron jetësore. /abcnews.al/