Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u ka bërë thirrje edhe një herë qytetarëve të jenë të kujdesshëm në respektimin e masave anti-Covid.
Ai thekson se edhe pse numri i rasteve të reja me koronavirus ka shënuar rënie, numri i rasteve me fatalitet vazhdon të mbetet i lartë.
“Ditëve të fundit, si rezultat i respektimit më të mirë të masave, numri i rasteve të reja me covid-19 ka qenë në rënie. Por, për fat të keq, numri i rasteve me fatalitet mbetet tepër i lartë. Shumë familje po humbin të dashurit e tyre.Shtatori është shumë afër kur mijëra nxënës, prindërit e tyre dhe arsimtarët do të jenë në kontakt me njëri tjetri, duke e shtuar shumë rezikun e infektimit” shkruan Hoti.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,Ditëve të fundit, si rezultat i respektimit më të mirë të masave, numri i rasteve të reja me covid-19 ka qenë në rënie. Por, për fat të keq, numri i rasteve me fatalitet mbetet tepër i lartë. Shumë familje po humbin të dashurit e tyre.
Shtatori është shumë afër kur mijëra nxënës, prindërit e tyre dhe arsimtarët do të jenë në kontakt me njëri tjetri, duke e shtuar shumë rezikun e infektimit. Prandaj, na duhet kujdes i shtuar. Ju lutem, respektoni masat.