Lukashenko urdhëron ushtrinë të shtypë protestat në Bjellorusi

schedule15:08 - 22 Gusht, 2020

schedule 15:08 - 22 Gusht, 2020

Presidenti i Bjellorusisë Akeksandër Lukashenko urdhëroi të shtunën ministrin e Mbrojtjes të merrte masat të rrepta për të mbrojtur integritetin territorial nga protestat që kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Ai bëri një koment gjatë inspektimit të njësive ushtarake në Grodno në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë.

Lukashenko tha se protestat po marrin mbështetje nga vende perëndimore duke urdhëruar ushtrinë të marrë në mbrojtje Bjellorusinë perëndimore nga këto lëvizje.

Vizita e tij vjen para ushtrimeve ushtarake në shkallë të gjerë të planifikuar në rajonin e Grodno midis datave 28-31 gusht.

Kundërshtarët e Lukashenkos kanë organizuar greva dhe demonstratat më të mëdha në historinë e fundit të vendit ish-Sovjetik për të protestuar për rizgjedhjen e tij

Autoritetet kanë hapur një hetim penal në Këshillin Koordinues të opozitës, anëtarët e të cilit po kërkojnë zgjedhje të reja dhe një tranzicion paqësor të pushtetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!