Sevilla i është kundërpërgjigjur dorë për dorë Interit. Pas golit të Lukaku me penallti, 7 minuta ka zgjatur epërsia e klubit italian.
Luuk De Joong, sulmuesi i Sevilla, me kokë e ka ndëshkuar portierin Handanovic, i cili është detyruar ta nxjerrë topin në rrjetë.
Spektakli ka vijuar, teksa për dy minuta të dyja skuadrat kanë shënuar edhe nga një gol. Fillimisht ishte De Joong, i cili me kokë i ndëshkoi zikaltërit sërish.
Më pas, mbrojtësi Diego Godin vendosi baraspeshën me një goditje me kokë dhe shifrat në Sevilla-Inter janë 2-2. /abcnews.al
https://youtu.be/Q2F0uO4-_mw