Një epokë e re do të fillojë në ringun e WWE ditën e diel, ku pjesë e saj do të bëhet djali i legjendarit Rey Mysterio. Bëhet fjalë për Dominik Mysterio, i cili do të ndeshet kundër Seth Rollins.
23-vjeçari do të ndjekë hapat e babait të tij, pasi e ka pranuar se do të vendosë maskë në ring. Madje ai ka deklaruar se emri i tij në botën e WWE do të jetë “Prince Mysterio”.
“Unë gjithmonë kam dashur të vendosë maskën, pasi kërkoj të vazhdoj traditën e babait tim. Është shumë e rëndësishme që ajo të vazhdojë. E kam vendosur që do ta vesh një dhe atë do ta zbuloni shumë shpejt,” deklaron Dominik. /abcnews.al