Gjykata Speciale merr ne pyetje Gani Gecin

schedule11:18 - 21 Gusht, 2020

schedule 11:18 - 21 Gusht, 2020

Ish-deputeti dhe anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim në muajin shtator.

Geci përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar lajmin. Ai thekson se ka marrë një telefonatë që të paraqitet në shtator, por shtoi se ftesën e ka kërkuar edhe me shkrim.

Ndër të tjera ai thekson se nuk e di nëse është ftuar si i dyshuar apo si dëshmitar. Shpreson të jetë dëshmitar dhe shton se do të kërkojë nga shteti që t’ia mbulojë shpenzimet.

Unë kam kërkuar ftesën me shkrim dhe më është thënë që në ditët në vijim do të ma sjellin. Unë do ta shfrytëzoj të drejtën time ligjore dhe do t’i përgjigjem kësaj ftese dhe të gjitha pyetjeve të Prokurorisë për aq sa mundem dhe di. Dua të theksoj se unë nuk kam nevojë për avokat, avokat për veten time jam vetë. Pasi të kthehen nga Haga, nëse do të kthehem Qeverisë së Republikës së Kosovës do t’ia paraqesë kërkesën që të m’i mbulojë shpenzimet, njëjtë si Sylejman Selimit dhe të tjerëve. Qeveria është e obliguar me ligj që t’i mbulojë shpenzimet të gjithëve njësoj. Shpresoj të jem i ftuar si dëshmitarë e jo si i dyshuar”, ka shkruar Geci./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!