Këta janë ministrat e propozuar nga LSDM për qeverinë e re

schedule21:15 - 19 Gusht, 2020

schedule 21:15 - 19 Gusht, 2020

LSDM ka propozuar në mbledhjen e Këshillit Qendror emrat e ministrave të qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.

Kështu, Oliver Spasovski nga kryeministër teknik do të kthehet në Ministrinë e Brendshme, ndërsa Venko Filipce do të mbetet Ministri i Shëndetësisë, raportojnë mediat vendase.

Sekretariati për Çështje Evropiane do të drejtohet nga Nikolla Dimitrov, ndërsa Ministria e Mbrojtjes do të vijoj të udhëhiqet nga Radmila Sekerinska.

Lexo edhe: Ahmeti: Këta janë ministrat e BDI-së në qeverinë e re

Ministria e Kulturës kthehet në LSDM, dhe do të udhëhiqet nga Irena Stefovska.

Kurse Mila Carovska do të jetë Ministre e Arsimit, ndërsa dikasteri i saj i mëparshëm, Puna dhe Politika Sociale, do të udhëhiqet nga deputetja Jagoda Shahpaska.

Ministria e Drejtësisë do t’i besohet Bojan Maricic, kurse Blagoj Bocçvarski nga kryetar komune do të kthehet në ekzekutiv ku do të drejtojë Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.

Goran Milevski do të vijoj të drejtoj ministrinë e vetëqeverisjes lokale. Dhe për postin zv/kryeministër për Çështje Ekonomike, LSDM ka propozuar Fatmir Bytyqin. /abcnews.al/