Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick, ka folur para sfidës gjysmëfinale kundër Lyon, e vlefshme për UEFA Champions League: “Kemi analizuar me kujdes kundërshtarin, e dimë forcën e tyre, kualitetin dhe mentalitetin. Janë shumë kompaktë në mbrojtje, vrapojnë shumë në grup duke lënë pak hapësira. Në sulm, janë gjithashtu të rrezikshëm me lojtarë si Depay apo Dembele.
Sigurisht që kam shumë mundësi në zgjedhje si në anën taktike dhe atë të lojtarëve. Jemi një skuadër e madhe me shumë lojtarë cilësorë. Nuk kam vendosur ende për lojtarët që do të rreshtoj nesër sot, gjithçka do të varet nga stërvitja e fundit. Por ju siguroj që nuk do të ketë ndryshime të mëdha nga ndeshja e fundit.
Tolisso ka qenë për shumë kohë i dëmtuar dhe nuk ka pasur mundësi t’i shfaqte cilësitë e tij. Ai ka punuar fort në muajt e fundit për të qenë gati në ndeshje të tilla. Është një sfidë e veçantë për të, por ai kërkon që të fitojë me ne.
Në ndeshjen kundër Barcelonës bëri një paraqitje të mirë në ato pak minuta që luajti. Tolisso është një lojtar që di të gjejë hapësirat dhe mund të na japë mundësi që të futemi në thellësi të zonës.
Të gjithë janë në dispozicion dhe në gjendje për të luajtur. Pavard është stërvitur me skuadrën në dy ditët e fundit dhe ka bërë shumë mirë. Nuk ka pasur asnjë shqetësim. Ai nuk do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë, por do të jetë një opsion gjatë takimit.
Jam i bindur që skuadra ime do të bëjë një ndeshje të madhe. Vijmë nga një fitore e madhe me Barcelonën dhe entuziazmi është i madh, atmosfera në skuadër është e mirë. Të gjithë duan të fitojnë nesër (sot), pasi duan të luajnë në finale.
Pres që skuadra të luajë me të njëjtin intensitet si ndaj katalanasve, janë 90 minuta në dispozicion dhe rezultati nis nga zero për të dyja skuadrat. Nuk kanë frikë, i njoh djemtë e mi dhe e di që do të luajnë me zemër dhe karakter, ashtu siç kanë bërë në muajt e fundit”, u shpreh Flick./abcnews.al