Në kuadër të punimeve tek Unaza e Madhe e Tiranës, këtë të mërkurë IKMT fillon aksionin në lotin III pjesa lindore.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat IKM bën me dije se do të prishen 6 objekte.
“Do të prishen 6 objekte në fazën e parë, objektet një dhe dy kateshe. Objektet që do të prishen janë të shpronësuara sipas ligjit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e IKM-së./abcnews.al