Marrëveshja për qeverinë e Maqedonisë, Meta: Të mësojmë prej tyre, të respektojmë “5 qershorin”

schedule09:05 - 19 Gusht, 2020

schedule 09:05 - 19 Gusht, 2020

Presidenti i republikës Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes dy partive kryesore në maqedoninë e Veriut për formimin e qeverisë.

Meta përmes një postimi  në Facebook, shkruan se finalizimi i kësaj marrëveshje politike është një tjetër hap pozitiv për forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e reformave.

Në reagimin e tij kreu i shtetit ka një apel të fortë për klasën politike shqiptare, teksa nënvizon se duhet të mësojmë prej tyre dhe të kthehemi në shina sa më parë, duke nisur me respektimin e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe plotësimin e gjithë kushteve të tjera.

LEXO EDHE: Ngrihet qeveria, Ahmeti: Një shqiptar do të drejtojë Maqedoninë për 100 ditë

Postimi i plotë:

Finalizimi i marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut është një tjetër hap pozitiv për forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e reformave.

Rritja e përfaqësimit të faktorit shqiptar në qeverisje, përfshirë dhe mundësinë e Kryeministrit shqiptar në të ardhmen, është tregues europianizues dhe vitalizues për forcimin e bashkëjetesës.

Pas zgjedhjeve demokratike dhe konkurruese, fqinji ynë ecën me siguri të merituar për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Duhet të mësojmë prej tyre dhe të kthehemi në shina sa më parë, duke nisur me respektimin e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe plotësimin e gjithë kushteve të tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!