Një shoqatë jofitimprurëse në Itali ka ndërmarrë një nismë të veçantë duke i “shndërruar qytetet në libra me poezi”. Carmina Muralia qëndron pas idesë për të dekoruar muret me vargjet e poetëve të famshëm, si italianë ose jo, duke bashkëpunuar me administratat komunale dhe qytetarët e thjeshtë.
Sipas La Repubblica, puna e tyre e parë e përfunduar disa ditë më parë në Paladina, në zonën e Bergamos, është poema “Bambino” e Alda Merini. Themeluesi i shoqatës, Cristian Sanzogni thotë se qëllimi i tyre është që t’i shndërrojnë muret në ura lidhëse mes kulturave, duke siguruar që letërsia dhe poezia të takojnë njerëzit në mënyrën më të thjeshtë dhe më të drejtpërdrejtë, shkruan abcnews.al.
Ata vendosën ta propozojnë këtë iniciativë edhe në Itali, duke filluar nga provinca e Bergamos, për ta ndihmuar këtë zonë të ngrihet pas vuajtjeve të pandemisë falë kulturës. Sipas tij, shkrimi i poezive në gjuhën origjinale do të ndihmonte nga njëra anë për të shfaqur më shumë kuriozitet, dhe nga ana tjetër për të inkurajuar integrimin.
“Ne e morëm idenë nga Leiden, një qytet Hollandez, qendra historike e të cilit është bërë një libër i arritshëm për të gjithë. Vargjet e autorëve të famshëm janë shfaqur në ndërtesa, të gjitha në gjuhën e tyre origjinale. Kam jetuar atje për një vit e gjysmë dhe e di që për një italian larg shtëpisë duke lexuar vargjet e Montale në një mur është një emocion i jashtëzakonshëm.”, shpjegon Sanzogni. /abcnews.al/