Gjykata jep vendimin për shoferin e autoambulancës që përplasi për vdekje të miturin në Kakavijë

schedule10:52 - 18 Gusht, 2020

schedule 10:52 - 18 Gusht, 2020

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg Admir Golemin, shoferi i ambulancës që përplasi për vdekje 10 vjeçarin në Kakavijë.

Avokati i të pandehurit Çlirim Rabaj ka dhënë sqarimet dhe argumentat e klientit të tij, i cili ka qenë brenda normëes së shpejtësisë së lejuar dhe se për këtë fakt ai veccse ka zbatuar rregullat e vendosura.

Ndërkohë që vetë shoferi i autoambulancës ka dhënë vetë shpjegimet i pyetur nga gjykatësja Blerta Çibuku, ai ka sqaruar të gjithë rrjedhën e ngjarjes duke thënë se  në momentin e ngjarjes në automjet ka pasur një të sëmurë për ta dërguar në spitalin e Gjirokastrës.

Sipas shoferit shpejtësia e automjetit në momentin e aksidentit ishte 75 km në orë. Ndonëse deklarimet e te pandehurit janë dëgjuar, në fund gjykatesja Blerta Çibuku ka dhënë masën e sigurisë “arrest ne burg” për shoferin e autoambulancës.

LEXO EDHE: Tragjike në Kakavijë, ambulanca përplas për vdekje fëmijën

Ngjarja e rëndë ka ndodhur katër ditë më parë në Kakavijë, në ditën e tretë të situatës kritike në kufirin grek, ku radha e automjeteve të emigrantëve shqiptarë që prisnin të iknin në Greqi shkoi deri në fshatin Jorgucat.

Ndër të tjera në momentin e ngjarjes së rëndë bëhet me dije se i mituri nga Lezha po rrinte me nënën e tij duke pritur radhën, kur në një moment, sipas dëshmitarëve, ambulanca që ishte me shpejtësi të madhe, e ka përplasur fëmijën që po kalonte rrugën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!