E pazakontë/ Dhëndri sëmuret me Covid para dasmës, nusja i shkon në spital me vello

schedule19:43 - 17 Gusht, 2020

schedule 19:43 - 17 Gusht, 2020

Grace Leimann dhe Carlos Muniz, një çift nga Teksasi kishin caktuar datën e martesës në mes të korrikut, por pak ditë para dasmës dhëndri u infektua me Covid-19.

Gjendja e tij u përkeqësua dhe Carlos përfundoi në spital. Mirëpo,kjo situatë nuk e ndali Grace që të lidhte kurorë me dashurinë e jetës së saj dhe pasi u konsultua me mjekët e spitalit, i bëri partnerit një befasi.

Grace veshi fustanën e nusërisë dhe u fut në dhomën e Carlos. Ndërsa atij i kishte përgatitur një kostum letre duke ia vënë mbi shtrat. Familjarët e Carlos dhe mjekët ishin të ftuarit e vetëm në ceremoninë e çiftit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!