Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Fiksimi” çon pas hekurave të riun në Bulqizë

schedule15:34 - 17 Gusht, 2020

schedule 15:34 - 17 Gusht, 2020

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 27 vjeçar, i cili akuzohet se përndiqte një shtetase.

Sipas uniformave blu mësohet se shtetasi me iniciale H.M.  ka përndjekur në mënyrë të përsëritur dhe pa dëshirën e saj një 27-vjeçare.

“Përndiqte në mënyrë të përsëritur një shtetase, arrestohet në flagrancë nga policia. Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: H. M., 27 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të përsëritur dhe pa dëshirën e saj ka përndjekur një 27-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të metejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!