Politikania e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya tha të hënën se ishte e gatshme të udhëheqë Bjellorusinë dhe bëri thirrje për krijimin e një mekanizmi ligjor për të siguruar që të mund të mbahen zgjedhje të reja dhe të drejta presidenciale.
Duke folur përmes një video live nga Lituania, ajo gjithashtu u bëri thirrje oficerëve të sigurisë dhe zbatimit të ligjit të largohen nga qeveria e Presidentit Aleksandër Lukashenko, duke thënë se sjellja e tyre e kaluar do të falet nëse do ta vepronin tani.
Videoja e saj u publikua një ditë pasi Bjellorusët mbajtën protestën masive në qendrën e kryeqytetit Minsk, e cilësuar si protesta më e madhe deri më tani kundër presidentit Lukashenko, i cili qëndron në pushtet që prej vitit 1994.
“Unë jam e gatshme të marr përgjegjësi dhe të veproj si një udhëheqëse kombëtare gjatë kësaj periudhe,” tha Tsikhanouskaya, duke thënë se ishte thelbësore të shfrytëzohet sa më shumë momenti i gjeneruar nga një javë protestash.
Ish-mësuesja e gjuhës angleze është bërë një nga figurat kryesore të opozitës kundër Lukashenko, e cili po përpiqet të zhvillojë një valë protestash masive dhe grevash që paraqesin sfidën më të madhe për sundimin 26-vjeçar të Presidentit Lukashenko.
Ajo u largua jashtë vendit javën e kaluar, duke thënë se e kishte bërë këtë për sigurinë e fëmijëve të saj, por filloi të publikonte video të reja që bën thirrje për të vazhduar protestat antiqeveritare. /abcnews.al