Fotoja përloti rrjetin, momenti prekës kur djali i lutet të atit në Kakavijë: Dua të iki në shtëpi

schedule08:59 - 17 Gusht, 2020

schedule 08:59 - 17 Gusht, 2020

Pas më shumë se 5 ditësh, në orën 00:40 të mbrëmjes së djeshme pritja e emigrantëve shqiptarë që prisnin në Kakavijë mori fund.

Të lodhur, të sfilitur dhe me shpresën që i venitej ata pritën deri në orët e para të mëngjesit të sotëm për t’u kthyer në shtëpi.

Ditën e djeshme, fotoja e një djaloshi të vogël të përlotur bëri xhiron e rrjetit.

Por video është akoma dhe më e dhimbshme. Ai gjendet në mes të një turme të madhe me njerëz të zemëruar nga pritja, por nuk trembet nga kjo.

Tashmë ai do të kthehet në shtëpi, dhe i shtrëngon pasaportat si të jenë shpëtimi i vetëm për të dhe dy vëllezërit e tjerë.

Biseda mes babait, djalit dhe punonjësit të policisë

Babai i drejtohet policit: Hapu more, hapu

Qytetarët: Hapuni se ka djalin

Djali: Dua të iki në shtëpi

Babai: Po ku ta gjej shtëpinë unë këtu, ku ta gjej shtëpinë

Polici: Hajde tek xhaxhi, hajde tek xhaxhi, hajde të marr xhaxhi, të dalim pak. Të lutem, Të lutem

Babai: Po ça të lutem, shiko si më është bërë fëmija, unë s’kam vetëm këtë kam tre fëmijë, kam dhe dy të tjerët andej matanë

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!