Situata kaotike, Xhaferraj: Kakavija na kujton sa qytetarë pa shtet jemi çdo ditë

schedule17:51 - 16 Gusht, 2020

schedule 17:51 - 16 Gusht, 2020

Kreu i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka komentuar situatën kaotike të ditëve të fundit në pikën Kufitare të Kakavijës.

Sipas Xhaferrajt Kakavija na kujton forcërisht sa qytetarë pa shtet jemi çdo ditë., ndërsa kujton edhe vdekjen e 10-vjeçarit.

‘Me keqardhje kemi parë vuajtjet e qindra qytetarëve në Kakavijë, ku te gjitha problemet e qeverisë Rama janë bërë bashkë e kanë dalë në dukje në mënyrë të dhunshme.

Mungesa e autoriteteve të cilat duhet të bëjnë detyrën me përgjegjshmëri duket nga përpjekjet e dëshpëruara të të gjithë kabinetit për të fajësuar pandeminë për dështimet e veta. Korrupsioni personifikohet nga ambulanca e cila kalon njerëz përkundrejt pagesës. Arroganca nga vazhdimi i pushimeve pavarësisht rënies totale të shtetit.

Kakavija na kujton forcërisht sa qytetarë pa shtet jemi cdo ditë”, shkruan Xhaferraj.

/abcnews.al  

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!