Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

11 qytetarë humbin jetën nga koronavirusi në Kosovë, regjistrohen 141 raste të reja

schedule15:05 - 16 Gusht, 2020

schedule 15:05 - 16 Gusht, 2020

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën nga koronavirusi 11 qytetarë si dhe janë konfirmuar 141 raste të reja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: Komuna Prishtinë 44 raste,komuna Gjilan 17 raste,komuna Pejë 14 raste,komuna Podujevë 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste,komuna Gjakovë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Malishevë 3 raste,komuna Vushtrri 3 raste,komuna Lipjan 2 raste,komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Klinë, Obiliq, Prizren, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj.

IKSHPK ka njoftuar se 230 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit. Numri i të infektuarve që nga 13 marsi ka arritur në 11 mijë e  416.



“Numri total i rasteve pozitive është 11.416 raste nga 43.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2dhe 401 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.824”, thuhet në njoftim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!