FOTO/ I sfilitur nga pritja, vogëlushi i përlotur shtrëngon me duar pasaportën në Kakavijë

schedule14:43 - 16 Gusht, 2020

schedule 14:43 - 16 Gusht, 2020

Një fëmijë i vogël ka qëndruar bashkë me familjen prej tre ditësh në Kakavijë duke pritur të kalojë drejt shtetit grek.

Imazhi i tij dhe i shumë fëmijëve të tjerë është bërë simbol i kësaj krize kufitare që ka lënë në pritje qindra shqiptarë që kishin ardhur për pushime në vendin e tyre.

Ai shfaqet i përlotur teksa në duart shtrëngon pasaportat duke pritur me padurim të largohet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!