Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Gjirokastrës Arben Joco ka folur pas ndërprerjes së punës nga pala greke me argumentin se është plotësuar kuota prej 750 personash.
Ai theksoi se pala shqiptare është e kushtëzuar nga pala greke dhe pritet njoftimi i tyre. Gjatë deklaratës së tij pati edhe një irritim nga ana e qytetarëve.
“Ne presim se si do të vendoset nëse do të vazhdojë apo do të ndërpresin punën.
Kjo ka qenë për datën 17. Presim nga pala greke. Presim tani se si do të ecim”, u shpreh ai.
Qytetarët thonë se nuk janë njoftuar që ky kufizim do të niste që prej ditës së sotme.
E njëjta situatë paraqitet edhe në Kapshticë ku puna në pikën kufitare është ndërprerë që prej orëve të mëngjesit pas plotësimit të kuotës prej 300 personash./abcnews.al