Doktori i spitalit ”Shefqet Ndroqi”, Alban Hatibi e ka fituar betejën me Covid 19.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në “Facebook”.
“Një lajm i mirë në këto ditë të vështira për sistemin tonë shëndetësor, në përballjen e pazakontë me COVID19!
Dr. Alban Hatibi, mjeku i përkushtuar prej 30 vitesh në shërbimin e reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi” sot e fitoi betejën e tij me Covid19”,shkruan Manastirliu.
Pak ditë më parë gjendja e doktor Hatibit u përkeqësua ndjeshëm, por fatmirësisht tashmë gjithçka duket të jetë lënë pas dhe ai është rikthyer pranë kolegëve të tij./abcnews.al