Radhë të gjata janë shkaktuar edhe në pikën Kufitare në Kapshticë.
Gazetarja Lediona Xheladinaj raportoi për abcnews.al se rregullat e reja si karantinimi apo kryerja e tamponëve nga pala greke ka shkaktuar radhë të gjata edhe në Kapshticë.
“Kemi rreth 2 orë e gjysmë që po presim të ikim në Greqi”, u shpreh një qytetar.
Lexo edhe: Radhë kilometrike dhe njerëz të sëmurë në Kakavijë, qytetarëve iu sos durimi
Pavarësisht se tashmë po punohet me ritme të shpejta situata vijon të jetë shqetësuese.
“Jemi me fëmijë të vegjël, kjo situatë është e vështirë”, u shpreh një nga qytetarët.
/abcnews.al/