Forcat RENEA kanë rrethuar mbrëmjen e djeshme zonën në afërsi të Burgut të Peqinit. Gjatë këtij operacioni janë kryer kërkime për Talo Çelën, i dyshuar si i përfshirë në grabitjen e Rinasit.
Abcnews.al mëson se gjatë aksionit ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Deri më tani kanë dështuar 3 operacione për kapjen e Talo Çelës.
Ai rezulton të jetë i përfshirë në grabitjen e ndodhur në Rinas në Prill të vitit të shkuar.
Çela u akuzua se kishte ndihmuar në modifikimin e furgonit të përdorur me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, për të futur lehtësisht në pistën e Rinasit, atje dhe ku ndodhi grabitja.
Kjo ngjarje e lidh Çelën pikërisht me vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës. Klevis Alla, bashkëpunëtori i drejtësisë për zbardhjen e kësaj ngjarje ka treguar se Çela i kishte kërkuar një prej vëllezërve Haxhia se ku i kishte fshehur paratë e grabitura në 9 prill të vitit të shkuar./abcnews.al