Rriten tensionet, roja bregdetare greke qëllon drejt jahtit turk, plagosen tre persona

schedule19:07 - 11 Gusht, 2020

schedule 19:07 - 11 Gusht, 2020

Situata mes Greqisë dhe Turqisë duket se po tensionohet çdo ditë e më shumë. Mesnatën e djeshme një roje bregdetare greke ka hapur zjarr një jahti turk.

Lajmi është pasqyruar në mediat e dy vendeve. Media turke shkruan se në deklaratën e komandës turke u tha sot se dy shtetas turq dhe një sirian u plagosën dhe jahti u fundos për shkak të sulmit.

Sulmi ndodhi në ujërat Greke, 7.2 milje detare nga krahina Mugla e Turqisë. Pas sulmit personat e plagosur u dërguan në Spitalin Shtetëror Marmaris nga ekipi turk i shpëtimit.

Ndërkohë sipas mediave greke jahti i dyshimtë u sinjalizua të ndalonte por piloti i saj bëri manovra të rrezikshme dhe u qëllua për të neutralizuar.

Greqia dhe Turqia kanë mosmarrëveshje për shkak të pretendimeve territoriale mbi burimet e hidrokarbureve në rajon.

Prej disa javësh situata në Mesdhe është ashpërsuar në mënyrë të rrezikshme/abcnews.al