Zv. kryeministri Erion Braçe ka ngritur shqetësimin se disa lokale në jug të vendit vazhdojnë të zhvillojnë festa me muzikë e shampanjë, që grumbullojnë shumë të rinj, duke u kthyer kështu në rrezik për përhapjen e koronavirusit.
Ai thotë se po bëhet politikë me ndëshkimet e tyre, të cilat interpretohen gjerësisht si cenim të rregullave dhe lirisë, pavarësisht se bëhen për të ruajtur shëndetin e tyre dhe prindërve të tyre.
Braçe ka një thirrje edhe për tatimet, për kontrollin e shpërndarjes së kuponëve në këto festa të shfrenuara.
“Boll bere politike me semundjen!
Spitali eshte i fundit!
Ndaj boll me politike kriminale ndaj spitaleve ku ka aq shume perkushtim, pasion, dashuri, deshire, pune e sakrifica sa kurre nuk i ke pare kund!
Kjo semundje ka rregullat e saj e as qe kane lidhje me politiken;
Kane lidhje me ty si qenie e pergjegjshme e qe shperndan kete pergjegjshmeri;
Jo mllef, urrejtje, ligesi, provokime, politiken e ulet te njohur tashme!
Jane te thjeshta rregullat;
Mbaj distance fizike, mbaj maske kur nuk rri dot larg, laj duart!
Kaq!
Spitali nuk hyn ne to!
Spitali eshte i fundit dhe ne te gjithe boten eshte keshtu!
Urdhero, shihi keto video te se shtunes mbrema dhe te dieles, vetem pak dite me pare, ne Jale, Palase, Lekurs!
Perse nuk u flet ketyre?
Cfare tu bej spitali ketyre e prinderve te ketyre?
Ta bej qeveria?
Po patjeter, por sa nderhyn qeveria aty ti e quan cenim te lirise kushtetuese,
sa zbaton qeveria masat ligjore aty ti therret per masa ekstreme te papershtatshme per realitetin ekonomik!
Shihi pak shishet e shampanjes qe nuk pihen por sperkasin ajrin, njeri tjetrin e pastaj pishinen-si realitet ekonomik!
Ky eshte problemi!
Spitali do mbahet fale punes e sakrifices se punetoreve te mjekesise,
por sjellja e tille eshte sfide e ulet ndaj cdo mjeku e infermieri, laboranti, farmacisti, sanitari qe rrezikon jeten per te semure prej harbimit apo te infektuar nga kalamajte e harbimit!
Ndaj boll me politiken me semundjen!
Eshte e neveritshme!
VO: tani kam dicka me Tatimet;
Shihni kupone ju ke keto vaskat me shishe shampanje?!”, shkruan Braçe./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CDv39bSnOXK/?igshid=1fq63854hss2v