Kunati i deputetes së Partisë Socialiste Vilma Bello, Drini Bello është ndarë nga jeta në moshë të re.
Mësohet se ai ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare, ndërsa prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Lajmin e ka dhënë vetë deputetja përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ajo ka ndarë edhe një foto krah të ndjerit që e quan vëlla të madh, duke shprehur trishtim për ndarjen e tij nga jeta.
“Te njoha si djalin e madh te shtepise, Drini Bello, po ne jeten time me familjen tende, tonen te madhe, ishe shoku e vellai im i madh. Une sot te humba, vella! Do na mungosh shume!
Te qofte dheu i lehte, i miri Drin!”, shkruan ajo krah fotos./abcnews.al