Antonio Conte vendosi të flasë hapur dhe të kritikojë drejtuesit pas ndeshjes së fundit të kampionatit kundër Atalantës. Trajneri kërkon mbështetje dhe merkato cilësore për të rrëzuar Juventusin nga froni.
Situata është qetësuar disi dhe zikaltrit u kualifikuan në gjysmëfinalet e Europa League mbrëmjen e kaluar pas fitores 2-1 kundër Bayer Leverkusen. Gjithsesi, drejtuesit e klubit italian e kanë gati emrin e zëvendësuesit, gjithmonë nëse trajneri leçez do të largohet.

Atë e zbulon A Bola, që raporton se i preferuari është Sergio Conceiçao, 45-vjeçari që po drejton Porton prej qershorit të vitit 2017. Portugezi ka luajtur me Interin në sezonet 2001-2003, teksa ka qenë edhe pjesë e kombëtares luzitane dhe shkëlqeu te Lazio.
Dy tituj kampionë ka fituar në stolin e “Dragonjve të Oportos” dhe stili i tij i futbollit pëlqehet shumë nga Interi. Për momentin është Conte trajner dhe pritet të qëndrojë gjatë, por Conceiçao është gati dhe po pret momentin e tij. /abcnews.al


