Zgjedhjet shkaktuan protesta në Bjellorusi, liderja e opozitës lë vendin dhe strehohet në Lituani

schedule12:23 - 11 Gusht, 2020

schedule 12:23 - 11 Gusht, 2020

Bjellorusia u përfshi nga trazira dhe protesta pasi nga rezultatet paraprake në garën për presidentin e vendit Alexandër Lukashenko grumbulloi afro 80% të votave, ndërsa kundërshtarja e tij Svetlana Tikhanovskaya arriti të grumbullonte vetëm 9.9% për qind.

Por shumë qytetarë akuzuan qeverinë për manipulim të rezultateve të zgjedhjeve.

Po ashtu edhe  liderja e opozitës Svetlana Tikhanovskaya, ishte një ndër politikanet që akuzoi akuzoi Lukashenkonn për manipulim të rezultatit, pasi në zgjedhje nuk kishte vëzhgues dhe komisionerë zgjedhor.

Ndërkohë njoftohet se pas këtyre trazirave liderja e opozitës bjelloruse është larguar nga vendi.

Lajmi është dhënë nga ana e ministrit të jashtëm lituanez, i cili me anë të një postimi në “Twitter” njoftoi se ajo gjendej atje dhe është e sigurt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!