Trondit “Bild”: Zgjedhjet në Bjellorusi u fituan nga opozita

schedule15:56 - 10 Gusht, 2020

schedule 15:56 - 10 Gusht, 2020

Gazeta gjermane BILD ka publikuar ditën e sotme një artikull mbi zgjedhjet e fundit në Bjellorusi, të cilat sipas saj janë fituar nga liderja e opozitës, Svetlana Tichanovskaya.

Zyrtarisht në media u raportua se zgjedhjet u fituan nga Aleksandër Lukashenko me mbi 80 përqind të votave, por sipas BILD diçka nuk ka shkuar siç duhet, raporton abcnews.al.

“Të dhënat e qendrave të votimit tregojnë një realitet tjetër. Kandidatja e opozitës, Svetlana Tichanovskaya ka shënuar një fitore të thellë.”- shkruan BILD.

Teksa ka publikuar fotot, gazeta gjermane shkruan se në njësinë e votimit 11 në Minsk, 75 përqind e votave kanë shkuar për opozitën, kurse Lukashenko ka marrë vetëm 14.1 %.

Në zonën zgjedhore 92 në Minsk, opozita ka marrë 59.3 % të votave, kurse diktatori vetëm 26.9 %.

Në zonën 106 në Minsk, 52.8 % e votave kanë shkuar për opozitën, vetëm 34.9 për sundimtarin.

Kurse bjellorusët që jetojnë në Gjermani kanë votuar 91.4 % për opozitën.

Por, pas votimeve pati përplasje të dhunshme mes protestuesve opozitarë dhe policisë.

Ndërkohë liderja e opozitës, Tichanovskaya ka bërë thirrje për protesta paqësore.

Vetëm në rrugët e qytetit Minskut kanë dalë duke protestuar mbi 100 mijë njerëz, që u përballën me brutalitetin policor.

Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërdarë turmat. Ata i dhunuan turmat në mënyrë barbare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!