Disa truke që duhet të dini për ta mbajtur sa më pastër kuzhinën tuaj

schedule11:27 - 10 Gusht, 2020

schedule 11:27 - 10 Gusht, 2020

Mbajtja pastër e shtëpisë është një sfidë më vete, sidomos kuzhina që kërkon një vëmendje të veçantë. Bright Side ka renditur disa truke që do t’ju vijnë në ndihmë për t’i larguar papastërtitë në vetëm pak minuta.

Zieni një limon me ujë për të pastruar mikrovalën tuaj.

9 Tips That Can Help You Clean Your Kitchen in Less Than 10 Minutes

Shtoni lëngun e një limoni në një gotë ujë së bashku me lëvozhgën. Vendoseni në një tas në mikrovalë për 5 minuta. Avulli do të bëjë t’i hiqni papastërtitë më lehtësisht.

Zieni disa feta portokalli me erëza për të larguar erërat e padëshirueshme.

9 Tips That Can Help You Clean Your Kitchen in Less Than 10 Minutes

Pritni një portokall në feta dhe vendosni në një enë me ujë derisa të mbulohen plotësisht. Shtoni erëzat e preferuara, më efektive janë kanella dhe karafili dhe lërini të ziejnë për pak minuta. Brenda 5 minutave do të filloni të nuhatni aromën e dëshiruar.

Spërkasni në raft vaj limoni dhe uthull.

9 Tips That Can Help You Clean Your Kitchen in Less Than 10 Minutes

Mbushni gjysmën e një shishe spraj me vaj limoni dhe me uthull të bardhë. Spërkateni këtë përzierje tek sipërfaqet prej druri dhe më pas aplikojeni me një peshqir të thatë.

Hidhni pluhur kafeje turke në enët e papastra për të shmangur erën e padëshiruar.

9 Tips That Can Help You Clean Your Kitchen in Less Than 10 Minutes

Vendosni enët e palara, mundësisht të thata në lavaman dhe hidhni sipër disa lugë pluhur kafeje. Prisni disa sekonda dhe më pas shpëlajini me ujë të ngrohtë për të patur enë me shkëlqim.

Kripa do t’ju ndihmojë për të pastruar papastërtitë në furrë.

9 Tips That Can Help You Clean Your Kitchen in Less Than 10 Minutes

Pasi keni gatuar dhe furra është e nxehtë, hidhni kripë. Lëreni për disa minuta dhe më pas pastrojeni. Në këtë mënyrë do të largoni papastërtitë më lehtë.

Përdorni limon për të pastruar dhe mprehur grirëset e blenderit.

9 Tips That Can Help You Clean Your Kitchen in Less Than 10 Minutes

Pritini disa feta limoni dhe vendosini në frigorifer. Më pas hidhini ato në blender për 1 deri në 3 minuta. Pastrojeni me ujë më pas dhe brisqet do të jenë me shkëlqim dhe të mprehtë, siç ishin kur sapo e keni blerë.

Përdorni letër alumini dhe uthull molle për të pastruar tenxheret.

9 Tips That Can Help You Clean Your Kitchen in Less Than 10 Minutes

Hidhni në enën që doni të pastroni uthull molle dhe pastrojeni me një copë letër alumini. Pasi të keni pastruar për disa sekonda, do të vini re një ngjyrë të zezë, e cila është normale për shkak të reaksionit kimik. Më pas lajeni me ilaç enësh për një tenxhere si të re. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!